Fotoja që shokoi dje botën: Fjalët prekëse të gruas që e humbi djalit dhe mbesën

  • 27 June 2019 - 12:32
Fotoja që shokoi dje botën: Fjalët prekëse të gruas që e humbi djalit dhe mbesën

Nëna e emigrantit që humbi jetën bashkë me të bijën në ujërat e Rio Grande është shprehur se kur sheh foton ngushëllohet paksa.

Fotoja e Óscar Alberto Martínez Ramírez dhe vajzës së tij bëri xhiron e botës, ndërsa sipas Rosa Ramírez, sado që e ka të vështirë ta shohë, ngushëllohet nga fakti se ai nuk e lëshoi kurrë vajzën.

Ramírez dhe vajza e tij 23-muajshe u mbytën ndërkohë që përpiqeshin të kalonin lumin Rio Grande por u morën nga rryma afër Matamoros, Meksiko.

Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur të dielën.

Fotoja e dhimbshme tregon vajzën të futur brenda trikos së babait, ku ai e kishte futur për ta mbrojtur dhe për të mos e humbur, ndërsa i ka hedhur krahun rreth qafës.

Gjyshja e vajzës u shpreh për mediat:

Është e vështirë, ajo foto është shokuese. Por në të njëjtën kohë më ngroh shpirtin…sepse në asnjë moment ai nuk e lëshoi vajzën. Mund ta shihni sesi e ka mbrojtur. Ata vdiqën në krahët e njëri-tjetrit.”

(Kosova Sot Online)