Përleshje më armë zjarri në Gjakovë

  • 27 June 2019 - 12:36
Përleshje më armë zjarri në Gjakovë

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre të dyshua, të cilët së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku njëri është hospitalizuar në spitalin rajonal në Pejë në mbikëqyrje të Policisë, tjetri është dërguar në mbajtje i cili po ashtu ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari i tretë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët së bashku me disa persona tjerë para një lokali janë përleshur në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)