Kërcënim me bombë derisa ishte në ajër, aeroplani i pasagjerëve aterron dhunshëm në Londër

  • 27 June 2019 - 12:51
Kërcënim me bombë derisa ishte në ajër, aeroplani i pasagjerëve aterron dhunshëm në Londër

‘Një aeroplan pasagjerësh ka bërë një “ulje paraprake” në aeroportin e Stansted në Londër për shkak të një kërcënimi me bombë’, njoftoi para pak minutash BBC, duke cituar “Air India”. Avioni “AI 191” po udhëtonte nga qyteti indian i Mumbait drejt Newark në SHBA.

Ministria britanike e Mbrojtjes  tha se avionë “Typhoon RAF” e shoqëruan avionin teksa po bënte uljen.

“Air India” njoftoi në Twitter se një kërcënim me bombë kishte shkaktuar uljen, por më vonë e kishte fshirë këtë mesazh dhe e kishte quajtur incidentin, “kërcënim të sigurisë”.

Një deklaratë nga Aeroporti i Stansted, Londër, tha se avioni u ul në orën 10:15 dhe ishte parkuar në një pjesë të izoluar të aeroportit, kësisoj terminalit kryesor ishte i paprekur. Nuk dihet sa pasagjerë ishin në bord.

(Kosova Sot Online)