Pas takimit me Metën, Shehi: Nga mbrëmja e sotme presidenti del me vendim të ri për datën e zgjedhjeve

  • 27 June 2019 - 13:37
Pas takimit me Metën, Shehi: Nga mbrëmja e sotme presidenti del me vendim të ri për datën e zgjedhjeve

Pas takimit të Presidentit Ilir Meta me partitë e vogla të qendrës së djathtë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka zbuluar detaje mbi takimin mes tyre. Sipas Shehit ky ishte një takim për një hap të mirë për vendin përsa i përket datës së zgjedhjeve.

Ai deklaroi se bisedimet me të u fokusuan tek një datë e re zgjedhjesh, pasi nuk mund të jetë 30 qershori.

Shehi tha se nga mbrëmja e sotme Presidenti mund të dalë me një vendim për të dekretuar një datë të re zgjedhjesh, por deri atëherë do të duhet të presim.

“Presidenti ka një ide të tillë si ka qenë me kohë që zgjedhjet me datë 30 nuk bëhen sepse kemi një dekret të presidentit. Besoj se dekreti për datën e zgjedhjeve do të jetë gjatë ditës në vijim. Do ketë gjatë ditës diskutime, dhe diku nga mbrëmja publiku mund të marrë vesh diçka. Situata e sotme afekton edhe problemin e zgjedhjes mes nesh dhe Maqedonisë. Besoj se nga pasditja ose nga darka do dalë një deklaratë. Mendimin tonë do të kemi një mendim unik me PD dhe aleatët e tjerë”, tha Shehi.

(Kosova Sot Online)