E tmerrshme, vogëlushi dhunohet seksualisht nga një burrë në Prishtinë

  • 27 June 2019 - 13:52
E tmerrshme, vogëlushi dhunohet seksualisht nga një burrë në Prishtinë

Një person është identifikuar dhe arrestuar pasi që dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht dhe e ka dhunuar një fëmijë të mitur mashkull.

Arrestimi i të dyshuarit është bërë dje në Prishtinë.

“Lidhur me rastin me datën 26.06.2019 është identifikuar dhe është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili dyshohet se i ka kryer veprat penale të cekura më lart ndaj viktimës së mitur mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)