Sërish defekte te Boeing 737 Max

  • 27 June 2019 - 13:52
Sërish defekte te Boeing 737 Max

Autoritetet amerikane kanë gjetur një defekt të ri tek modeli i avionit Boeing 737 Max, raportoi CNN duke cituar disa burime.

sipas këtyre burimeve, defekti do të vonojë kthimin në hapësirën ajrore të Max 737, me bllokimin e fluturimeve, pas dy aksidenteve të kompanive ”Air Lion” dhe ”Airlines Ethiopian”.

“Ne kemi gjetur një rrezik potencial që Boeing duhet ta regullojë”, tha Administrata Federale e Aviacionit, pa dhënë detaje se kur avioni do të kthehet për të fluturuar. 

“Avioni do të rinisë fluturimet kur të jemi të sigurt që ai plotëson kushtet teknike’’, theksuan autoritetet amerikane.

(Kosova Sot Online)