Dalali Lama thotë se Evropa po kthehet në një vend mysliman apo afrikan

  • 27 June 2019 - 14:15
Dalali Lama thotë se Evropa po kthehet në një vend mysliman apo afrikan

Dalai Lama ka deklaruar se Evropa është për evropianët dhe se kontinenti ka mundësi të bëhet mysliman ose afrikan nëse emigrantët nuk do të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Udhëheqësi shpirtëror budist, i cili ka jetuar si një refugjat në Indi që nga arratisja e Tibetit në vitin 1959, tha se vetëm një numër i kufizuar i migrantëve duhet të lejohen që të mbeten në Evropë.

Gjatë një interviste me BBC, Dalai Lama shtoi se refugjatët që kanë ikur në Evropë duhet t’u jepen aftësi para se të kthehen.

Ai tha se Evropa ishte nën një detyrim për t’i marrë ata që kishin nevojë për ndihmë, por në fund ata duhet të ktheheshin në vendet e tyre.

 “Vendet evropiane duhet t’i marrin këta refugjatë dhe t’u japin arsim dhe trajnim, dhe qëllimi është kthimi në vendin e tyre me aftësi të caktuara”, tha Lama.

Kur u pyet se çfarë duhet të ndodhë me ata që duan të qëndrojnë në vendet e tyre të adoptuara, ai u përgjigj: “Një numër i kufizuar është në rregull, por e gjithë që të bëhet muslimane apo afrikane – është e pamundur.

Nuk është hera e parë që murgu ka bërë komente të tilla. Në një fjalim të vitit të kaluar në Malmo të Suedisë, budisti tibetian, 83 vjeçarë,  tha se refugjatët duhet të kthehen për të ndihmuar në rindërtimin e vendeve të tyre.

Ai tha: ‘’Merrni ata [emigrantët], ndihmojini, edukoni ata, por në fund ata duhet të zhvillojnë vendin e tyre. Unë mendoj se Evropa iu përket evropianëve"

(Kosova Sot Online)