Holanda paguan dëmshpërblim pasi hekurudhat e saj u përdoren gjatë Luftës së Dytë Botërore

  • 27 June 2019 - 15:36
Holanda paguan dëmshpërblim pasi hekurudhat e saj u përdoren gjatë Luftës së Dytë Botërore

Autoritetet e Hekurudhës holandeze do të paguajnë një dëmshpërblim prej 50 milionë euro të afërmve të mijëra personave që ishin transportuar në kampet e përqendrimit nëpërmjet kësaj hekurudhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Roger van Boxtel, shef ekzekutiv i Hekurudhës së Holandës që ka për pronar shtetin holandez, tha se sihte koha e duhur që kompania të merrte këtë vendim.

Kompania kishte kërkaur falje publike në vitin 2005 rreth kësaj çështje.

Vendimi shënon fundin e një beteje tre-vjeçare të 83 vjeçarit Salo Muller, prindërit e të cilit ishin transportuar nga Amsterdami në kampin Vesterbork, dhe nga aty në Auschëitz.

Muller madje kishte shkruar edhe një libër ku flitet për takimin e fundit me nënën e tij dhe fjalët e fundit që ajo i kishte thënë.

Nazistët kishin paguar një shumë të madhe hekurudhave për transportimin e 102 mijë çifutëve në kampe të koncentrimit nëpër Europë.

Në këto kampe ishte edhe Anna Frank, autorja e librit të njohur me të njejtin emër që vdiç në këto kampe.

(Kosova Sot Online)