Abdixhiku: Dialogu s’mund të kontraktohet, u zhbë ekipi me nipër e dajë

  • 27 June 2019 - 15:48
Abdixhiku: Dialogu s’mund të kontraktohet, u zhbë ekipi me nipër e dajë

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, thotë se Ekipi Negociator u shpall kundërkushtetues pasi dialogu s’mund të kontraktohet dhe s’mund të delegohet

“Dialogu s’mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria. Shteti s’është punë axhamizmi politik. Punët e shtetit megjithatë kanë një rend”, shkroi Abdixhiku. 

Ai shtoi se ekipi u zhbë bashkë me ekipet me nipër e dajë, por ende mbetet Qeveria PAN.  

“Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht”, shkroi Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)