Kur negociatorët i kërkonin Thaçit “dokumente” për bisedimet me Serbinë

  • 27 June 2019 - 16:26
Kur negociatorët i kërkonin Thaçit “dokumente” për bisedimet me Serbinë

Me të marrë detyrat si bashkë kryesues të ekipit negociator, dokumentet zyrtare që ndërlidhen me procesion negociator të Kosovës e Serbisë nuk i ranë në dorë dy kryesuesve, Shpend Ahmetit e Fatmir Limajt edhe pse këta të fundit bënë disa kërkesa.

Të njëjtat që po i kërkonin nga presidenti Hashim Thaçi, nuk e ngutën këtë të fundit, ani pse i vendosnin edhe afate kohore.

Ishte krye negociatori, Shpend Ahmeti që deklarohej se kishte marrë informacione gjysmake, e se nëse nuk përgjigjej presidenti do të shkelte rezolutën. 

 Megjithatë afatet kishin kaluar, e Thaçi do të deklarohej për këtë temë më vonë. Pa i prishur pushimet e veta të dimrit, presidenti do të deklaronte se me Serbinë nuk ka diçka marrëveshje të nënshkruar derisa thoshte se do të takohej me ekipin posa të kthehej nga pushimet.

“Përkundër kësaj, sapo ta mbaroj pushimin, të hënën do të takojë Ekipin Negociator dhe do ua japë edhe në formë të shkruar informacionet e përgjithshme për periudhën e deritashme të bisedimeve. Në këtë proces historik, ne do të punojmë së bashku dhe në koordinim me njëri-tjetrin”, kishte deklaruar presidenti.

Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti patën dalë nga takimi me Thaçin me një letër, e cila sipas tyre ishte një raport e jo dokumentacion për delegacionin shtetëror.

(Kosova Sot Online)