“5 njerëzit që kontrollojnë gjithçka”, ja kush i zbulon emrat për të cilët foli Sami Lushtaku

  • 27 June 2019 - 16:48
“5 njerëzit që kontrollojnë gjithçka”, ja kush i zbulon emrat për të cilët foli Sami Lushtaku

Vendimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli që zyrtarët brenda partisë që janë në procese gjyqësore të largohen nga pozitat udhëheqëse si duket ka nxitur shumë pakënaqësi brenda kësaj partie.

Ishte kryetari i degës se PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër rreth apostrofimit të emrit të tij në media për mundësinë e largimit apo përjashtimit edhe të tij nga PDK-ja. Madje Lushtaku i a drejtuar një porosi të ashpër Kadri Veselit, ku thotë se ‘s’ka bir nane që më largon nga partia’.

Lushtaku deklaruar tejet i acaruar se nga partia duhet të largohen dhe të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët sipas tij, e kanë bllokuar Kosovën dhe PDK-në. 

Kjo deklaratë interesante e Lushtakut, pa apostrofuar emra konkret, ka nxitur menjëherë analistët politikë për të menduar dhe hulumtuar se cilët janë ata që sipas Lushtakut, e meritojnë një ndëshkim të tillë por janë të pa prekshëm.

Analisti, Gani Qarri tha për “Kosova Sot Online” se ky lloj apostrofimi i indirekt i Lushtakut të bën të kuptosh se këta persona duke qenë në marrëdhënie të afërta personale dhe politike me ta.

Image
Gani Qarri

“Edhe vet Lushtaku e vërteton se kontrollojnë çdo gjë në Kosovë përshirë drejtësinë, biznesin, mediat dhe sferat tjera vitale të vendit tonë, gjë që për veprimtaritë e tyre të pista dhe rrjetet që kanë ndërtuar janë të mirë informuar edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe në rrethana normale do duhej të shkarkoheshin dhe vendoseshin para ligjit”, shprehet Qarri.

Madje analisti Qarri, duke studiuar të kaluarën e figurave në PDK, nga lufta e deri më sot, pretendon se i ka të njohur se cilët janë këta presona të aluduar nga Sami Lushtaku.

“Katër apo pesë personat e apostrofuar të cilët kanë kapur shtetin dhe kontrollojnë çdo pore të jetës në Kosovë, sipas të gjitha gjasave dhe krejt asaj që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhë në Kosovë në dy dekadat e fundit, medoemos duhet të jenë: i pari ndër ta duhet të jetë kryekuislingu Hashim Thaçi, i pasuar nga krye kuvendari Kadri Veseli, zëvendësi i tij Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, të cilët me veprimet e tyre kundërligjore, kanë izoluar Kosovën nga e gjithë bota demokratike”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sido, qoftë ai mendon se numër i tyre nuk kufizohet me aq, ngase nga emocionet Lushtaku ka harruar të përmend ndonjërin prej tyre.

“Nga emocionet dhe ngutia Sami Lushtaku, mund ta ketë harruar edhe mikun e ngushtë të Ismet Osmani-Curri, kryeprokurorin e katapultuar nga Klani PRONTO, Aleksandër Lumezin,i cili kohët e fundit, është zhdukur, sidomos pas burgosjes së Ismet Osmanit me shokë dhe grupit të fajdeve ku përmendet edhe Kadri Veseli”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).