Policia arreston hajnat e shumëkërkuar në Fushë Kosovë

  • 27 June 2019 - 19:02
Policia arreston hajnat e shumëkërkuar në Fushë Kosovë

Pas një hetimi disa mujor, policia e Kosovës ka arrestuar dy persona nga Fushë Kosova  të cilët dyshoheshin për vjedhje të rëndë.

Përmes një komunikate për media, policia njofton se D.H 24 vjeç dhe D.K 28 vjeçar, janë arrestuar dhe më pas janë ndaluar për 48 orë.

Më poshtë njoftimi i plotë i policisë:

Policia e Kosovës nga rajoni i Prishtinës, konkretisht nga Stacioni Policor – Fushë Kosovë, pas një pune intensive disa mujore të Sektorit të Hetimeve të stacionit policor të lartëcekur, ka arritur të identifikoj personat për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer vepra penale ‘Vjedhje e Rëndë’ (vjedhje nga vetura).

Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor – Fushë Kosovë me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar dy urdhër kontrolle në dy lokacione të ndryshme.

Në njërin nga këto lokacione janë konfiskuar prova materiale, dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Të dyshuarit e arrestuar janë :

D.H M/SH/K viti i lindjes 1995,

D.K M/SH/K viti i lindjes 1991.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit e arrestuar janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë.


(Kosova Sot Online)