Zbulohet njeriu brenda Ministrisë që po e mbron Shkëlqim Devollin

  • 24 June 2019 - 07:51
Zbulohet njeriu brenda Ministrisë që po e mbron Shkëlqim Devollin

“Dalja publikisht e drejtorit të Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri, si mbrojtës i monopolit për homologimin në Ministrinë e Infrastrukturës është tregues për rrjetin e zgjeruar të mafies kriminale në institucionet e Kosovës”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë e kanë drejtuar së fundi tehun e kritikës për mbrojtje të monopolit të Dëvollëve në homologimin e automjeteve kundër Nebih Shatrit, i cili është drejtor i Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës.

Image

Sipas analistëve, Shatri është realisht edhe njeriu i Shkëlqim Devollit në Ministrinë e infrastrukturës, e ky qysh në vitin 2012, sipas formularit për deklarimin e pasurisë ishte paguar nga kjo kompani e homologimit e vëllezërve Devolli,, kurse tani del publikisht në mbrojtje të interesave të Devollëve.

Këtë e thotë analisti politik Florim Zeqa.

“Dalja publikisht e drejtorit të Departamentit të Automjeteve në Ministrinë e Infrastrukturës, Nebih Shatri, si mbrojtës i monopolit për homologimin në Ministrinë e Infrastrukturës është tregues për rrjetin e zgjeruar të mafies kriminale në institucionet e Kosovës. Sigurisht që z. Nebih Shatri nuk është i vetmi, ka edhe shumë të tjerë që paguhen nga buxheti i shtetit për mbrojtjen e interesit të shtetit, por që realisht bëjnë avokatinë dhe luajnë rolin e sekserëve duke ndihmuar zhvillimin e kriminalitetit ekonomik në institucione, përkatësisht veprojnë si urë lidhëse mes oligarkëve ekonomik dhe mafies politike në pushtet”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Ai mendon se nuk ka si të vlerësohet ndryshe dalja publike e një zyrtari shtetërorë në mbrojte të interesave të një kompanie të inkriminuar, siç është ajo e Devollëve, por nuk do të duhej heshtur Prokuroria.

“Edhe pse, i gjithë ky skandal ndodhë publikisht, prokuroria e shtetit i mbyllë sytë para krimit të organizuar ekonomik nga vëllezërit Devolli në bashkëpunim me zyrtarët shtetërorë siç është Nebih Shatri, i cili në njërën anë paguhet nga shteti, ndërsa në anën tjetër bën avokatinë e Shkëlqim Devollit dhe paguhet shtrenjtë nga kompania Devolli. Po ashtu edhe prokuroria speciale ka mbyllur sytë para kësaj kontrate kriminale për homologim, kontratë kjo që shkel Kushtetutën e Kosovës,duke ia lejuar vëllezërve Devolli mbi 10 vite monopolin në zhvatjen e rreth 65 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve”, theksoi Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Madje ai thotë se ky është tregues i qartë se edhe vetë sistemi i drejtësisë si levë e pushtetarëve të inkriminuar, është i përfshirë në këtë aferë të zhvatjes kriminale të buxhetit të shtetit dhe plaçkitjes së qytetarëve, mërgimtarëve, nga homologimi krejtësisht kriminal.

(Kosova Sot Online)