Prej 1 korrikut kaos në veri, mbyllen të gjitha përfshirë furrat e bukës

  • 28 June 2019 - 09:13
Prej 1 korrikut kaos në veri, mbyllen të gjitha përfshirë furrat e bukës

Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Atje po pretendohet se kanë mbetur pa ushqim dhe pa barna. Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, ka thënë se nga 1 korriku të gjitha dyqanet ushqimore dhe furrat nuk do të punojnë

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka deklaruar se nga e hëna, më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat nuk do të punojnë në këtë pjesë të veriut.

Ai ka thënë se kjo u vendos në një takim privat të bizneseve, për shkak të taksës së imponuar prej 100 për qind për produktet nga Serbia.

(Kosova Sot Online)