E rrahu gruan, ja çfarë e gjen burrin shqiptar

  • 28 June 2019 - 09:56
E rrahu gruan, ja çfarë e gjen burrin shqiptar

Policia e Kosovës gjatë realizimit të detyrave për garantim të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, gjatë raportit brenda 24 orëve, ka njoftuar se në Fushë Kosovë është arrestuar një i dyshuar mashkull Shqiptar me dyshimin se ka kryer veprën penale Dhunë në Familje.

I dyshuari mashkull me kombësi shqiptare, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima e gjinisë femër me kombësi shqiptare, si pasojë e dhunës së ushtruar ka pësuar lëndime të lehta trupore. Më pas, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)