Opozita ka tri kërkesa për demonopolizimin e homologimit

  • 28 June 2019 - 11:39
Opozita ka tri kërkesa për demonopolizimin e homologimit

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës me të vetmen pikë të rendit të ditës që është “Heqja e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave”.

Deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, në hapjen e seancës së jashtëzakonshme për heqjen e monopolit, ka treguar tri kërkesat e opozitës për të demonopolizuar këtë treg.

Ai ka thënë se si pikë e parë duhet votuar shfuqizimi i menjëhershëm i udhëzimit që i pati dhënë monopolin në homologia EuroLabit.

Për pikë të dytë ai ka propozuar që për dy muaj duhet të hyjë në fuqi udhëzimi i ri administrativ, ndërsa deri në fund të vitit  duhet të liberalizohet plotësisht tregu i homologimit.

(Kosova Sot Online)