Godet Konjufca: Në rastin e homologimit i kemi dy krime

  • 28 June 2019 - 11:54
Godet Konjufca: Në rastin e homologimit i kemi dy krime

Shefi i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka akuzuar ashpër ish-ministrin e Transportit, Fatmir Limaj dhe ministrin të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Konjufca ka thënë se të dy këta kanë bërë krim, për shkak se sipas tij, Limaj e ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Euro Lab” për homologim dhe Pal Lekaj, i cili po heziton ta ndërpres këtë kontratë.

Në fjalimin e tij në Kuvend, Konjufca ka shtuar se “këto dy krime janë antikushtetuese”.

“Në rastin e homologimit i kemi dy krime, i pari është në vitin 2008 kur udhëzimin administrativ e ka marrë Fatmir Limaj, duke e keqintepretua qëllimisht ligjin për siguri në komunikacion e shkruan një udhëzim administrativ duke e pas në mendje një kompani të caktuar dhe bën kontratë. Krimi i dytë është bë kur kësaj kontrate i është ofrua fundi dhe në vend që me shfrytëzua rastin me ndërpre kontratën Pal Lekaj e merr udhëzimin administrativ të vetin që ia siguron vazhdimësinë monopolit në homologim kompanisë Eurolabi. Këto dy krime janë antikushtetues”, tha Konjufca.

(Kosova Sot Online)