Gjuriq në Kosovë – takohet me kryetarët e komunave të veriut

  • 28 June 2019 - 11:59
Gjuriq në Kosovë – takohet me kryetarët e komunave të veriut

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, përveç vizitës në Universitetin e Mitrovicës, do të takohet sot edhe me kryetarët e katër komunave nga veriu i vendit në prag të asaj që po quhet ‘krizë humanitare’.

Gjuriq raportohet se do të takohet sot në orën 12:00 në ndërtesën e komunës së Zubin Potokut me kryetarët e katër komunave nga veriu i Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Sipas Zyrës së Gjuriqit, pas këtij takimi në orën 14:00, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e përvjetorit të të ashtuquajturit “Universiteti i Prishtinës në Mitrovicë”.

Zyrtari serb ka paralajmëruar se pavarësisht se MPJ nuk ia dha leje që të vizitojë Gazimestanin, do të provojë që të shkojë aty.

(Kosova Sot Online)