Italia në këmbë: Kërkohet serbi, i cili dërgoi lëng mollash të helmueshme në BE

  • 28 qershor 2019 - 12:09
Italia në këmbë: Kërkohet serbi, i cili dërgoi lëng mollash të helmueshme në BE

Policia italiane është vënë në kërkim të një shtetasi serb dhe pronar i një fabrike për prodhimin e lëngjeve, i cili është i dyshuar se si anëtar i një grupi kriminal ka eskportuar nga Serbia koncentrat për lëngje prej mollash të helmuara, e i cili në tregun e BE-së është plasuar si organik

Siç shkruajnë mediet italiane, policia në Pizë ja arrestuar tetë persona dhe ua ka vënë dryrin gjashtë ndërmarrjeve të cilat e kanë importuar këtë lëng, e po ashtu ka konfiskuar pasurinë e të arrestuarve në vlerë prej 6,5 milionë eurosh.

“Koncentrati i lëngut nga mollat e helmueshme, i destinuar për tregun e xhemërave e marmelatave në BE, është prodhuar në Serbi, prej nga rrejshëm është transportuar si organik, ndërsa përmbante materie të helmueshme e të dëmshme, ndërsa në disa raste edhe koncentrim të lartë të patogjenëve. Mashtrimin e ka zbuluar prokuroria në Pizë, e cila ka bërë të ditur se në krye të grupit ishin dy biznesmenë nga ky qytet”, transmeton “Slobodna bosna” shkrimet e medieve italiane.

Po ashtu, përmendet se anëtari i nëntë i kësaj bande të organizuar është shtetas serb, i cili është drejtor i kësaj kompanie për prodhimin e lëngut në Serbi. Thuhet se ai ka bashkëpunuar ngushtë me dy toskanas, të cilët i kanë dhënë certifikata të rrejshme për të palsuar mallin në BE.

Bëhet e ditur se pushteti serb nuk ka bashkëpunuat më hetuesit italianë.

Në shitje, sipas medieve, kanë qenë madje 1.411 tonelata të këtij prodhimi me vlerë gati pesë milionë euro, dhe është dhënë urdhri për tërheqjen urgjente të tij.

Rasti ndoshta edhe nuk do të zbulohej po të mos ishin inspektorët nga Holanda e Gjermani, të cilët kishin dyshuar në prejardhjen dhe prodhimin e këti lëngu yë koncentruar.

(Kosova Sot Online)