Nga temperaturat e larta vdesin disa persona në Evropë

  • 28 June 2019 - 14:01
Nga temperaturat e larta vdesin disa persona në Evropë

Evropa Perëndimore është duke u përballur me temperatura rekorde, ku valët e të nxehtit kanë marrë edhe jetë.

Franca është goditur këtë të premte nga temperatura më e lartë prej 44.1 shkallësh të Cesiusit, e cila për së fundmi është regjistruar në vitin 2003.

Disa njerëz besohet se kanë humbur jetën si rezultat i temperaturave ekstreme, përfshirë dy që kanë vdekur nga infarkti në Spanjë.

Gjermania, Franca, Polonia, Republika e Çekisë janë shtete që kanë regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë këtë muaj.

(Kosova Sot Online)