Ambasadori amerikan i porosit të sapodiplomuarit në polici ta luftojnë korrupsionin

  • 28 qershor 2019 - 14:35
Ambasadori amerikan i porosit të sapodiplomuarit në polici ta luftojnë korrupsionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se korrupsioni është problem në institucionet e Kosovës, por që shpreson se policët do ta luftojnë.

Kosnett ka marrë pjesë sot në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë(SPSC), për të diplomuarit e së cilës tha se tashmë janë të gatshëm për përgjegjësi më të mëdha.

Para dhjetëra të diplomuarve, oficerë dhe zyrtarë të lartë të agjencive publike të Kosovës, cilët u shkolluan për të marrë përgjegjësi duke udhëheq pozita të larta në institucionet e sigurisë, ambasadori amerikan tha se të njëjtit duhet të japin shembullin e ndershmërisë, dhe duke luftuar korrupsionin.

Kosnett pranoi se lufta kundër korrupsioni është mjaft e vështirë dhe e rrezikshme, por sipas tij mund të arrihet.

Kosnett shtoi se shumë të diplomuar të SPSC-së tashmë shërbejnë në pozita të larta të udhëheqjes në agjenci të zbatimit të ligjit në ShBA dhe Kosovë.

Ai u tha të diplomuarve se kualifikimet e tyre nga ky shkollim tregojnë se tashmë janë të gatshëm për të marrë përgjegjësi të mëdha dhe së shpejti do të praktikojnë përvojën dhe trajnimin në nivelin më të lartë të udhëheqjes.

Gary Bulard, i cili ka trajnuar disa gjenerata nga kjo shkollë, këtë diplomim e konsideroi shumë të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejmë të lidershipit të Kosovës.

 Në këtë ceremoni diplomimi, përveç zyrtarëve amerikan, morën pjesë edhe ministri i Brendshëm Ekrem Mustafa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe zyrtarë të tjera nga organet e sigurisë dhe drejtësisë në vend.

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)