E thotë profesori i njohur: Homologimi dhe skandali në Telekom të ndiqen penalisht

  • 28 June 2019 - 14:51
E thotë profesori i njohur: Homologimi dhe skandali në Telekom të ndiqen penalisht

“Këto çështje është dashtë të hetohen penalisht, edhe Homologimi edhe Telekomi. Kuvendi nuk është organ që vendos për kontrata në mes Sektorit publik dhe privat për pjesën penale sepse konstatimi i një kontrate të dëmshme evntuale duhet të vij nga gjykata prandaj kjo çështje është pak sa edhe e komplikuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Blerim Burjani e ka vlerësuar si hap pozitiv thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme nga Kuvendi i Kosovës për të diskutuar dhe marr vendim meritor lidhur me aferën e monopolit të Devollëve në homologim.

Burjani njëherësh ka kërkuar që pa vonesë kjo çështje të ndiqet edhe penalisht, sepse nuk mjafton vetëm vendimi i Kuvendit për t’i thënë stop një kontrate të tillë kriminale. 

Image
Blerim Burjani

“Këto çështje është dashtë të hetohen penalisht, edhe Homologimi edhe Telekomi. Kuvendi nuk është organ që vendos për kontrata në mes Sektorit publik dhe privat për pjesën penale sepse konstatimi i një kontrate të dëmshme eventuale duhet të vij nga gjykata prandaj kjo çështje është pak sa edhe e komplikuar”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Edhe me rastin e PTK-së dhe kontratën me Z- Mobile, sipas Burjanit do të duhej të vlej i njëjti parim. 

“Edhe rasti i PTK është problem serioz dhe duhet të jetë e trajtohet si rast penal, pra jo si dështim i menaxhmentit të PTK-së sepse duhet të verifikohet dështimi, nëse ai ka qenë dështim i gabimeve apo me qëllim të dështimit dhe zhvlerësimit të aseteve publike me paramendim. Duhet të konstatohet nga gjykata kjo çështje dhe pa tjetër që verifikimi i provave duhet të ndodhë dhe vetëm pastaj të flitet se a është realisht edhe de fakto duke shkuar PTK-ja kah falimentimi për shkak të menaxhimit të keq, e mbi punësimit, për shkak të kontratës me Z- Mobile si rezultat i atij menaxhimi të keq apo si pasojë e të dyjave së bashku. Pra të gjitha këto janë çështje penalo juridike të cilat duhet domosdo të verifikohet nga gjykata”, përfundoi Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)