Zjarr në Prishtinë, evakuohen banorët e një ndërtese në lagjen e Muhaxherëve

  • 28 June 2019 - 16:01
Zjarr në Prishtinë, evakuohen banorët e një ndërtese në lagjen e Muhaxherëve

Zjarri ka shpërthyer përsëri në një ndërtesë në Prishtinë. Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që nga flakët po përfshihen ndërtesat e larta në kryeqytet.

Nga zjarri që është duke ndodhur momentalisht në këtë pjesë të Prishtinës, nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërsa policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuar banorët.

Lajmin për media  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tha se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.

“Në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është duke u djegur një nënkulm i një ndërtese. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrëfikësve duke kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë avkuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.Nuk dihen shkaqet e zjarrit”, tha Hoxha për media.

Para dy ditësh nga flakët është përfshirë edhe një ndërtesë në Fushën e Pajtimit në Prishtinë, po ashtu edhe një tjetër prapa teatrit gjatë kësaj jave.

Image

 

(Kosova Sot Online)