Kështu kërcënon Vuçiq: Ka kush i mbron serbët në veri e jug, Kosova…

  • 28 June 2019 - 17:33
Kështu kërcënon Vuçiq: Ka kush i mbron serbët në veri e jug, Kosova…

Dje nga Nishi e sot nga Kraljeva, Vuçiq u krenua e porositi të gjithë fqinjët të respektojnë Serbinë, gjatë ceremonisë së hapjes të aeroportit civil në Kraljevo u krekos se Serbia “po fiton në çdo rrafsh e me hapa të gjatë po shkon drejt fitoreve që nuk i dëmtojnë të tjerët”.

Krenarinë nuk e fshehu Vuçiq aspak kur tha se “Kjo është Serbia e re që po ndërtojmë, Serbia e punës dhe ngadhënjimtare, e cila do të ndihmoj popullin e vet pa ndëshkuar askënd tjetër”.  

Vuçiq theksoi se krenohet posaçërisht me atë siç tha se tani më nuk janë më viktima dhe me atë se më nuk kanë nevojë t’i zgjasin dorën më as ndërkombëtarëve e askujt tjetër.

Vuçiq foli edhe për ‘Vidovdanin’ e tha se është ditë e disfatave të mëdha të serbëve, por edhe fitoreve, e Serbia sot ka mësuar nga këto disfata.

Ai shtoi se Serbia do paqe me të gjithë por shtoi se “askush nuk do të persekutojë e ndajë serbët sikur dekadave dhe shekujve të kaluar”.

Nuk mundi të mos përmend fqinjët ‘që nuk po respektuakan sa i respekton Serbia ata, e posaçërisht u ndal për Kosovën e pushtetin këtu, nuk zhgënjeu,  e paralajmëroi që të mos sulmojnë serbët në veriun e Kosovës dhe ata në jug të Ibrit, duke shtuar se për mbrojtjen e tyre ka kush kujdeset e mbron popullin e vet.

(Kosova Sot Online)