Francë, për herë të parë në histori kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius

  • 28 June 2019 - 18:59
Francë, për herë të parë në histori kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius

Për herë të parë në Francë u tejkalua sot kufiri i 45 gradëve Celsius duke arritur në 45,1 gradë Celsius në Gard (jug), ndërkohë që Europa është përfshirë nga një valë të nxehti ekstrem.

“45,1 gradë Celsius u regjistrua në orën 15:00. Kjo është hera e parë që kalohet kufiri i 45 gradëve Celsius në Francë”, tha meteorologu, Etienne Kapikian në Twitter. 

Ndërkaq, temperatura në Carpentras, në pjesën juglindore të Vaucluse arriti në 44.3 gradë celsius, duke thyer rekordin e Francës kontinentale të 44.1 gradë celsius -në rajonin jugor të Montpellier dhe Nimes në gusht 2003.

Në të gjithë vendin qindra shkolla janë mbyllur. Në disa tjera prindërit kanë të mbajnë fëmijët në shtëpi. Provimet e shkollës së mesme janë shtyrë deri në javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)