Krejt çka ndodhi sot në Samitin e G20’ës në pika kryesore

  • 28 June 2019 - 20:13
Krejt çka ndodhi sot në Samitin e G20’ës në pika kryesore

Sot në Japoni është mbajtur takimi i liderëve të njëzetë shteteve më të fuqishme ekonomike në botë.

Në këtë takim ndodhën shumë ngjarje interesante, dhe prestigjiozja Daily Mail ka bërë një listë me pikat kryesore të ngjarjeve.

-Theresa May është konfrontuar me Vladimir Putinin dhe i ka thënë atij që të ndalojë përzierjen e Rusisë në marrëdhëniet botërore në një takim mes këtyre dyve.

-Vladimir Putin ka thënë se Rusia është më demokratike se Britania duke aluduar në zgjedhjet e brendshme të partisë konservative si shumë jodemokratike.

-Presidenti amerikan Donald Trump është munduar që të tregojë dominancën e tij në takimet me liderë, kjo sipas ekspertëve që lexojnë gjestet e trupit. 

-Putin ka ftuar Trumpin në paradën e 75 vjetorit të fitores mbi nazistët.

-Trump dhe Putin kanë folur se si të ndalojnë përhapjen e jashtëzakonshme të lajmeve të rreme.

-Putin ka thënë se liberalizmi në Europë dhe SHBA i ka kaluar kufijtë e normales. Ai e ka cilësuar si gabim pranimin e milionave emigrantëve në këto shtete.

-Kryeministri japonez Shinzo Abe ka kërkuar nga presidenti kinez Xi Jingping që të mos përzihet në shtetin demokratik të Hong Kong’ut.

-Putini, Xi dhe kryeminsitri i Indisë Narenda Modi janë takuar dhe janë marrë vesh për të bashkërenduar veprimet e tyre në skenën ndërkombëtare. Në këtë vendim preket edhe shteti i Kosovës pasi që këto tre shtete janë marrë vesh që të vazhdojë respektimi i sovranitetit të shteteve dhe ndalimi në përzierja në punë të brendshme të shteteve, duke cilësuar shtetin tonë si pjesë të një shteti tjetër, ndonëse Kosova është e pavarur.

-Ministri i punëve të jashtme të Kinës ka thënë se ka shpresë që lufta tregtare me ShBA’në të përfundojë.

-Abe dhe Trump kanë diskutuar rreth një takimi të mundshëm me Korenë e Veriut.

(Kosova Sot Online)