Fotot e pabesueshme: Ja çka po shkakton vala e nxehtësisë në Evropë

  • 28 June 2019 - 22:08
Fotot e pabesueshme: Ja çka po shkakton vala e nxehtësisë në Evropë

Nxehtësi e madhe ka kapluar kontinentin e Europës. Temperaturat kanë arritur nivele rekorde në shumë shtete.

Këto janë disa nga dëmet që i shkaktuar nxehtësia e madhe.

Në Berlin shihet kjo biçikletë e cila është harruar krejtësisht në diell dhe tani gumat i janë shkrirë fare.

Në Francën qendrore kjo rrugë përveç se është shkrirë ajo edhe është shpërbërë e tëra.

Ndërkohë në Gjermani radhët për të u futur në pishina janë shumë të gjata. 

Kjo grua ka gjetur një mënyrë shumë interesantë për tu u freskuar në shtëpinë e saj.

Ndërsa fotoja më qesharake vjen nga një përdorues i Twitter’it i cili në xhamin e përparmë të veturës së tij ka vënë biskota për të u pjekur.

(Kosova Sot Online)