Putin thotë se Rusia është më demokratike se Britania e Madhe

  • 28 June 2019 - 23:00
Putin thotë se Rusia është më demokratike se Britania e Madhe

Vladimir Putin ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar se është shumë më pak demokratike se Rusia.

Duke folur për Financial Times para Samitit të G20’ës në Japoni, presidenti rus tha që zgjedhjet brenda partive në Britani injorojnë njerëzit, duke aluduar në procesin zgjedhor që po ndodh tani në partinë konservative pas dorëheqjes së Theresa May.

“Është ndryshe nga ajo që po ndodhë në Britani të Madhe. Ne jemi vend demokratik”, ka thënë Putin kur është pyetur për procesin zgjedhor në Rusi. 

“Në Britani një lider largohet, dhe lideri i dytë, që është figura kryesore në një vend, nuk zgjedhet nga njerëzit por nga partia që është në pushtet”, ka thënë Putin.

Ndryshe sot në Samit, Theresa May është konfrontuar me Vladimir Putinin duke e akuzuar Rusinë që është duke u përfshirë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe duke prishur stabilitetin ndërkombëtar.

(Kosova Sot Online)