E zbulon Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq vizatojnë harta në takime të fshehta

  • 28 June 2019 - 23:14
E zbulon Trajkoviq: Thaçi dhe Vuçiq vizatojnë harta në takime të fshehta

Ish-deputetja e Kuvendit nga radhët e Komunitetit serb, Rada Trajkoviq, është shprehur e bindur që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb, Aleksandër Vuciq, janë takuar fshehurazi nëpër vende të ndryshme të botës.

Trajkoviq, ka thënë se të dy presidentët janë takuar në Vatikan, Paris dhe ShBA, dhe se sipas saj, në këto takime të fshehta janë vizatuar edhe kufijtë mes dy vendeve. 

“Nuk do ta thotë asnjëri e as tjetri. Vuciqi e thotë më hapur se ndarja është ideja e tij. Daciqi nuk është i fuqishëm tani. Unë mendoj që tepër shpesh takohen (Thaçi dhe Vuciq) dhe pak dimë për këto takime. Ata takohen në Vatikan, Paris, Amerikë. Thaçi këto po i mohon, por ka burime diplomatike që ata po punojnë shumë për ndarje. Madje në këto takimet e fshehta hapin harta mbi tavolinë dhe vizatim të kufijve”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka thënë se hartat e Thaçit dhe Vuçiqit, janë harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.

“Unë do t’i quaja harta të vuajtjes dhe shkatërrimit.” tha ajo.

(Kosova Sot Online)