Skenari serb: Shitoret në veri, drejt mbylljes

  • 29 June 2019 - 07:26
Skenari serb: Shitoret në veri, drejt mbylljes

Shumica e shitoreve në Mitrovicën Veriore, kanë paralajmëruar se do të mbyllen që nga fillimi i javës së ardhshme, për siç thonë, mungesë të furnizimit me produkte bazë. Nisur nga ky paralajmërim, qytetarët po nguten të furnizohen me artikujt e nevojshëm jetësor. 

Mediet lokale serbe nga veriu kanë njoftuar se serbët e kësaj pjese të Kosovës kanë siguruar rezerva të mallrave nëpër shtëpitë dhe banesat e tyre në komunat veriore “për ta tejkaluar krizën humanitare”, derisa janë urdhëruar të mos furnizohen me mallra nga jugu i vendit.

“Ka mungesë të miellit, të mishit, të qumështit dhe të prodhimeve të qumështit, të vajit e të kripës”.

(Kosova Sot Online)