“Lidhje me agjentin serb”, vjen denoncimi i rëndë për Thaçin, kërkohet dënimi për tradhti

  • 29 June 2019 - 07:41
“Lidhje me agjentin serb”, vjen denoncimi i rëndë për Thaçin, kërkohet dënimi për tradhti

“Mendoj që çështja e agjentit në pozicionin që e kishte, i emëruar në pozitën e këshilltarit të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi është vetëm një prej skandaleve të shumta që bënë ku njeri i përkushtuar me zell për të punuar në drejtim të rrënimit dhe jo të ndërtimit e të fuqizimit të shtetit të Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Edhe pse është skandal i përmasave serioze prania e Bratislav Nikoliqit, këshilltarit serb në kabinetin e presidentit Hashim Thaçi, i dyshuar si agjent i BIA-së serbe dhe i raportuar edhe në media para disa vitesh, përveç largimit të tij nga kabineti, institucionet dhe partitë politike janë duke e heshtur krejtësisht një rast të tillë, sado që prania e një spiuni të huaj në presidencë është skandal dhe rrezik serioz për shtetin.

Duke folur lidhur me këtë, analisti politik, Jeton Kelmendi ka thënë për “Kosova Sot Online” se një skandal i tillë paraqet rrezik serioz për sigurinë kombëtare, pasi ky spiun ka këshilluar direkt presidentin e vendit.

Image
Jeton Kelmendi

Por, sipas Kelmendi nuk po ndërmerret asnjë veprim për të zbardhur të vërtetën dhe për të kërkuar përgjegjësi për mos verifikim të së kaluarës së tij, pasi që vendosja e tij në këtë pozitë mundë të jetë me akordimin e Thaçit me Vuçiqin.

”Mendoj që çështja e agjentit në pozicionin që e kishte, i emëruar në pozitën e këshilltarit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është vetëm një prej skandaleve të shumta që bën ku njeri i përkushtuar me zell për të punuar në drejtim të rrënimit dhe jo të ndërtimit e të fuqizimit të shtetit të Kosovës. Unë mendoj që ky emërim nuk ka ndodhur rastësisht, sepse ai nuk është aq budalla apo naiv që të mos i dijë këto gjëra, por ai edhe ashtu shumicën e këshilltarëve i ka agjentë të shërbimeve të afta me Serbinë dhe nuk e ka penguar as ky. Madje edhe Shefin e AKI-së që e ka emëruar ai ka qenë agjent i dikurshëm i Serbisë, pra bashkëpunëtor i UDB-së, prandaj edhe kur u zbulua apo dekonspirua rasti Nikoliqit nuk është ndonjë gjë e re për vendin nga ato që bënë vazhdimisht presidenti Hashim Thaçi”, tha Jeton Kelmendi për Kosova Sot Online”. 

Analisti Kelmendi thotë se derisa presidenti e ka bërë këtë me paramendim dhe nuk është trazuar fare, është e pa pranueshme tani heshtja e opozitës, ku sipas tij, po të ishte në një shtet tjetër, për këtë rast presidenti do të përfundonte për shkarkim në Gjykatën Kushtetuese dhe më pastaj do të hetohej edhe nga prokuroria dhe do të gjykohej për tradhti duke përfunduar prapa grilave. 

“Për mua tani më e pa pranueshme është heshtja e opozitës, heshtja e shoqërisë civile dhe e intelektualëve dhe e qytetarëve që për mendimin tim dëshmon se të gjitha lojërat e Hashim Thaçit që janë të rrezikshme, sikur ajo për të falur tokën që po ashtu po përcillet në heshtje sepse janë të nënshtruar. Ndryshe në një shtet normal ky skandal urgjentisht do të duhej të përfundonte në Gjykatën Kushtetuese, kurse nga prokuroria do të duhej të hetoje ky skandal dhe skandalet tjera, por gjithsesi presidenti pasi do të përfundonte në Gjykatën kushtetuese, me shumë shpejtësi do të shkarkohej nga pozita e presidentit, do të fillonin hetimet, do të nxirrej para gjyqit dhe do të përfundonte prapa grilave”, përfundoi për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Jeton Kelmendi.

(Kosova Sot Online)