“Tronditet” PDK-ja: Partia drejt ndarjes në dysh?

  • 29 June 2019 - 07:44
“Tronditet” PDK-ja: Partia drejt ndarjes në dysh?

“Kadri Veseli është përballë një sfide të rëndë. Nëse i largon këta njerëz nga partia, ka rrezik t'i shpërbëhet partia. Edhe nëse nuk i largon, prapë rrezikon që t'i shpërbehet’, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Vendimi i kreut të PDK-së, Kadri Veseli që zyrtarët brenda partisë që janë në procese gjyqësore të largohen nga pozitat udhëheqëse si duket ka nxitur shumë pakënaqësi brenda kësaj partie.

Ishte kryetari i degës se PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër rreth apostrofimit të emrit të tij në media për mundësinë e largimit apo përjashtimit edhe të tij nga PDK-ja. Madje Lushtaku i a drejtuar një porosi të ashpër Kadri Veselit, ku thotë se ‘s’ka bir nane që më largon nga partia’, duke thënë se nga partia duhet të largohen dhe të përjashtohen me turpin më të madh 4-5 persona, të cilët sipas tij, e kanë bllokuar Kosovën dhe PDK-në.

E sipas analistëve politikë, gjasat për ndarje në dysh të PDK-së janë mjaft reale.

Image
Faik Krasniqi

Analisti Faik Krasniqi, tha për “Kosova Sot Online” se kaherë është e ditur që në PDK janë dy grupime të ndryshme të interesit, por tani së fundi ato dolën në sipërfaqe dhe nuk mund të fshihen më tutje.

Sipas Krasniqit, këto grupe janë krijuar dhe fuqizuar njësoj me veprimtari kriminale dhe lufta për më shumë pasuri edhe mund t’i ndaj ato.

“Në PDK ka grupacione të fuqishme. Ish komandantë të UÇK-së, njerëz që kanë krijuar pasuri marramendëse, falë fuqisë së partisë. Kanë vjedhur dhe gllabëruar çdo gjë në Kosovën e pas luftës sepse do gjë ka kaluar përmes tyre, tenderët dhe privatizimet e egra”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”. 

Prandaj sipas tij, kreu i posa zgjedhur i PDK-së e ka të vështirë tani për ta menaxhuar partinë dhe shpëtuar nga ndarja.

“Kadri Veseli është përballë një sfide të rëndë. Nëse i largon këta njerëz nga partia, ka rrezik t'i shpërbëhet partia. Edhe nëse nuk i largon, prapë rrezikon që t'i shpërbehet partia. Mbetet të shihet se çfarë veprimesh do të ndërmarr pas porosive të disa prej tyre që nuk do të largohen nga partia”, përfundoi Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)