Kërkesa e prerë për Kuvendin e Kosovës: Kështu duhet të veprohet me Devollët

  • 29 June 2019 - 07:46
Kërkesa e prerë për Kuvendin e Kosovës: Kështu duhet të veprohet me Devollët

“Unë mendoj se tani është një moment shumë I rëndësishëm që për të kthyer sado pak besimin e humbur tek qytetarët, seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur me kërkesë të opozitës, është edhe një test serioz, nëse do të jenë të gatshëm deputetët për të marr vendim, për të votuar dhe anuluar kontratën e monopolit të homologimit me Devollët”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë, ku temë debati ka qenë monopoli në fushën e homologimit, i cili për 10 vite mbahet kundërligjshëm nga Devollët.

Analistët politikë vlerësojnë se nxjerrja në Kuvend e kësaj teme, pas raportimit të ministrit në komisionin parlamentar, është një veprim i qëlluar por që do të duhej prodhuar edhe rezultat konkret.

Sipas tyre, Kuvendi të deklarohet dhe të votojë për ndërprerjen e këtij monopoli nëse vërtetë kjo legjislaturë sado pak dëshiron ta kthen besimin e humbur te qytetarët, ndryshe nëse dështon ta bëjë këtë, autoriteti i Kuvendit do të rrënohet akoma më shumë. 

Image
Gani Qarri

“Kuvendi i Kosovës është dashur të veprojë njësoj dhe për kontratën skandaloze të Z- Mobile e cila po ashtu përveç zhvatjes së qytetarit po e rrezikon edhe falimentimin e PTK-së me paramendim që më pastaj i njëjti gjigant të blihet nga Devollet me paratë që ja kanë vjedhur kësaj ndërmarrje duke i bërë konkurrencë dhe shkatërruar nga brenda”, ka deklaruar për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Gani Qarri.

“Unë mendoj se tani është një moment shumë I rëndësishëm që për të kthyer sado pak besimin e humbur tek qytetarët, seanca e Kuvendit të Kosovës e thirrur me kërkesë të opozitës, është edhe një test serioz, nëse do të jenë të gatshëm deputetët për të marr vendim, për të votuar dhe anuluar kontratën e monopolit të homologimit me Devollët. Përndryshe do të rrënohet përfundimisht edhe ai pak autoriteti që i ka mbetur Kuvendit edhe ashtu dështak të Kosovës nëse as kësaj radhe nuk arrin të merr vendim për ndërprerjen e këtij monopoli kriminal”, tha më tëj Qarri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas tij, ngjashëm legjislativi është dashur të vepron edhe me aferën e Telekomit, ngase shihet që qëllimi i fundit i kontratës me Z-Mobile është falimentimi dhe pastaj blerja me pak lekë e këtij gjiganti po nga Devollët.

“Kohë më parë,në të njëjtë mënyrë Kuvendi i Kosovës është dashur të ndërhynte edhe për kontratën skandaloze të Z- mobile e cila po ashtu përveç zhvatjes së qytetarit të varfër të Kosovës,po e rrezikon edhe falimentimin e PTK-së. E gjithë kjo aventurë vjen me paramendimin që më pastaj i njëjti gjigant të blihet sa më lirë nga Devollet dhe me paratë që këta mafio-oligarkë, vet ia kanë vjedhur kësaj ndërmarrje publike duke i bërë konkurrencë të padrejtë dhe shkatërruar atë për Brenda”, tha Analisti Qarri për “Kosova Sot Online”.

Mirëpo rreth rastit të PTK-së, kuvendi ka akoma kohë për të analizuar rrethanat dhe vepruar, qoftë dhe duke kërkuar ndërprerjen e kontratës pasi që për këtë çështje është duke zhvilluar hetimi parlamentar nga deputetët të cilët do e përgatisin raportin dhe i njëjti pastaj diskutohet në Kuvend.

(Kosova Sot Online)