Zbulohet letra e kasapit Millosheviq pak para vdekjes së tij, ja çfarë shkruante

  • 29 June 2019 - 09:35
Zbulohet letra e kasapit Millosheviq pak para vdekjes së tij, ja çfarë shkruante

Avokati serb Tomanoviç që mbrojti Sllobodan Milooshevic në Hagë, deklaroi se një ditë para vdekjes Millosheviç i kërkonte ministrit të jashtëm rus Lavrov me anë të një letre, që ta mbronte sepse në Hagë po e helmonin.

Sipas mediave serbe të cilat citojnë avokatin e njohur në vend Zdenko Tomanoviç, i cili ka mbrojtur Miloshevicin në Hagë, ky i fundit një ditë para se të vdiste kishte shkruar një letër për Sergei Lavrov. Në një intervistë për mediat serbe, Tomanoviç ka treguar për ditën e fundit në Hagë para se Sllobodan Millossheviç të ndërronte jetë. 

Ai tregon se një ditë para se Millosheviç të gjendej i vdekur në qelinë e tij, i kishte kërkuar të shkonte pak më herët në takim dhe të dërgonte letrën që kishte shkruar në ambasadën ruse, me kërkesën e qartë që letra t’i dorëzohej në dorë ministrit rus Sergei Lavrov. Në letër ai ankohej se po helmohej në Gjykatën e Hagës dhe i kërkonte Rusisë që ta mbronte dhe ta shpëtonte. Një ditë më vonë Millosheviç u gjet i vdekur. Tomanoviç, avokati i tij, është i vetmi shtetas serb që e ka parë atë të vdekur në qeli.

(Kosova Sot Online)