Kërkohet procesi i dekriminalizimit në Kosovë

  • 29 June 2019 - 18:23
Kërkohet procesi i dekriminalizimit në Kosovë

“Çdo parti politike në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta merr për obligim, ta merr seriozisht këtë mesazh ndërkombëtarë për pastruar skenën politike dhe institucionale nga zyrtarët që kanë rënë ndesh me ligjin”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Image
Ragip Guraziu

Analisti politik Ragip Guraziu, duke parë reagimet e vazhdueshme të faktorit ndërkombëtar këta muajt e fundit, presionin ndaj partive politike që të lirojnë radhët e tyre nga personat që kanë rënë ndesh me ligjin, kërkon nga partitë që të përgatiten seriozisht për zgjedhjet e ardhshme dhe në listat e tyre mos të lënë vend për njerëzit që kanë abuzuar me ligjin.

Për më tepër, Guraziu thotë se me ligj të veçantë duhet të hapet edhe procesi i dekriminalizimit të plotë të politikës dhe institucioneve.

“Çdo parti politike në zgjedhjet e ardhshme, duhet ta merr për obligim, ta merr seriozisht këtë mesazh ndërkombëtarë për pastruar skenën politike dhe institucionale nga zyrtarët që kanë rënë ndesh me ligjin”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”

Risi tjetër që duhet të jetë, sipas Guraziut, duhet të bëhet edhe hapja procesit të dekriminalizimit të plotë të politikës dhe institucioneve përmes ligjit të veçantë për dekriminalizimin dhe pastërtinë së figurës.

“Sipas këtyre sinjaleve që janë duke ardhur tani, kur njerëzit e politikës apostrofohen për të keq edhe me emër e mbiemër, unë mendoj se edhe ndërkombëtarët i kemi lodhur tej mase edhe me këto zgjedhje ,qofshin ato lokale dhe presidenciale etj, duke shkuar gjithherë me metoda të njëjta, duke i pasur në lista të njëjtit njerëz pa marr parasysh të kaluarën e tyre dhe vlerësimin se çfarë kanë lënë mbrapa ata në institucionet që kanë drejtuar”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

“Për të ecur përpara dhe pa pengesë në rrugën tonë drejtë BE-së, për ta zënë hapin në të cilin jemi vonuar, po mendojë se është tani moment më I përshtatshëm që në frymën kritike dhe presionit ndërkombëtar të veprohet për ta pastruar tërësisht skenën politike dhe institucionet nga zyrtar që kanë rënë ndesh me ligjin. Ky shembull duhet të ndiqet edhe nga pozita edhe nga opozita, por edhe nga ndonjë subjekt i ri politik që ndoshta sot ë mundë të formohet në vijim”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)