Dështimet e mëdha, vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin e PSD-në

  • 30 June 2019 - 07:38
Dështimet e mëdha, vjen goditja e rëndë për Shpend Ahmetin e PSD-në

“Shpend Ahmeti do të duhej që tani ta ndërpres mandatin e vetë, të tregon se nuk është i aftë për të qeverisur, e nëse ai mendon ndryshe, unë do ta pyesja atë se edhe sa dështime duhet të ndodhin që Shpend Ahmeti të largohet nga kreu i Komunës, dëshmi këto që flasin se ai kujdeset vetëm për interesa të tij personale”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Organizata INPO në raportin e fundit të monitorimit dhe vlerësimit të performancës së qeverisjes me komunën e Prishtinës, ka reaguar ashpër ndaj dështimeve dhe papërgjegjshmërisë së Kryetarit të Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmetit në zbatimin e obligimeve ligjore për planifikimin e politikave fiskale dhe financiare të komunës. Kritikat kanë të bëjnë me dështimin e hartimit dhe miratimit të Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2020-2022, pasi këto dështime të përvitshme të kryetarit shpërfaqin mungesën e kompetencës profesionale të zyrtarëve komunal të zgjedhur dhe të emëruar, për të planifikuar politikat fiskale dhe financiare të komunës dhe për të përcaktuar objektivat zhvillimore

Image

E analisti politik, Ragip Guraziu thotë se kjo është vetëm edhe një dëshmi se si Ahmeti ka mbushur komunën me militantë të PSD-së pa asnjë përgatitje profesionale, që marrin paga kot dhe nuk prodhojnë asnjë ndrysnim në të mirë të qytetarit.

“Që nga fillimi i mandatit të parë të qeverisjes me Prishtinën, sa ishte me VV-në, kryetari Shpend Ahmeti e ka mbushur komunën e Prishtinës, secilin dikaster që e kontrollon ai personalisht,me militantë personal, e që tani kanë kaluar së bashku në PSD, për të vazhduar akoma më shumë edhe tani nën logon e PSD-së, pavarësisht faktit se këta njerëz janë krejtësisht pa asnjë përgatitje profesionale. Shpend Ahmeti do të duhej që tani ta ndërpres mandatin e vetë, të tregon se nuk është i aftë për të qeverisur, e nëse ai mendon ndryshe,unë do ta pyesja atë se edhe sa dështime duhet të ndodhin që Shpend Ahmeti të largohet nga kreu i Komunës, dëshmi këto që flasin se ai kujdeset vetëm për interesa të tij personale”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, alarmi për këtë dështim dhe keqqeverisje në këtë komunë bëhet edhe më i madh duke pasur parasysh konstatimin sipas të cilit, thuhet se komuna deri më sot nuk ka asnjë draft të këtij dokumenti të planifikimit të shpenzimeve të KASH-it, Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve, prandaj edhe dështojnë projektet për investimet kapitale që e ndryshojnë dhe zhvillojnë qytetin.

“Këto dështime të përvitshme të kryetarit shpërfaqin lakuriq mungesën e kompetencës profesionale të kryetarit dhe të zyrtarëve komunal të zgjedhur dhe të emëruar, për të planifikuar politikat fiskale dhe financiare të komunës dhe për të përcaktuar objektivat zhvillimore për tri vitet e ardhshme, ashtu sikur përcaktohet më Ligjin për Financat Publike dhe Përgjegjësitë”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, kjo goditje kundër Shpend Ahmetit sikur e dyfishon efektin e vetë, sepse bëhet publik raporti i dështimit krahas me interpretimin e Gjykatës Kushtetuese për Ekipin Negociator aty ku kishte shkuar Shpend Ahmeti për ta lënë anash qeverisjen me Prishtinën.

“Prandaj mundë të themi lirisht se kjo është një goditje e dytë e drejtpërdrejtë për Shpend Ahmetin, dhe një dëshmi që flet pse ai duhet të qartet kur e merr vesh ashtu interpretimin e Gjykatës kushtetuese për Ekipin Negociator sepse Ahmeti kishte fluturuar në këtë ekip dhe kishte harruar Prishtinën për muaj të tërë. Kjo edhe duhet ti shërben ati që të reflekton përgjegjësi dhe të jap dorëheqje nga i pari i komunës”, përfundoi Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)