IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për kujdes në ushqim

  • 30 June 2019 - 08:13
IKSHPK u bën thirrje qytetarëve për kujdes në ushqim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë gatimit të ushqimeve, ruajtjes dhe shpërndarjes.

Siç njofton IKSHPK-së, çdo minutë sëmuren rreth 44 persona në botë dhe 23 milionë persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurt.

Ky njoftimi i IKSHPK-së:

Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!

Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen!

(Kosova Sot Online)