Rama, pas votimit: Me popullin nuk luhet, kush tenton t’i marrë sovranitetin ka fund me dështim dhe turp

  • 30 June 2019 - 09:29
Rama, pas votimit: Me popullin nuk luhet, kush tenton t’i marrë sovranitetin ka fund me dështim dhe turp

Kryeministri Edi Rama në shoqërinë e bashkëshortes së tij, Lindës, votoi këtë mëngjes në Surrel në qendrën e votimit numër 16/26.

Ka spikatur edhe sot me veshjen kryeministri Rama me një pala pantallona trecerekshe, kurse Linda me kapele në kokë.

Pasi kanë votuar dhe përshendetur me votues të tjerë ai ka dhënë këtë prononcim për mediat:

Bbesoj kjo ditë konfirmon njëherë e përgjithmonë se popullin nuk luhet, se sovraniteti nuk është fjalë boshe dhe kush tenton t’ja marrë popullit sovranitetin nuk ka asnjë fund tjetër veçse fundit me dështim dhe më turp. Sot është e rëndësishme që cdo qytetar në këtë vend të votojë ose të mos votojë por të respektojë të drejtën e kujtdo për të votuar ose mos votuar, kjo është gjëja më e rëndësishme sot, historia e solli që këto zgjedhje shumë më tepër se për kryetarët e rinj janë për Shqipërinë që duam për fëmijët tanë

Do i merrni 61 bashkitë?

Sot po ndodh diçka historike dhe që nuk do të harrohet kurrë nga asnjë parti, politikan dhe kurrë më interesat e një pale apo hesapet e politikës nuk do të mund të bien ndesh interesit të madh kombëtar dhe hesapeve të popullit për një shtëpi të përbashkët.

Nëse BD merr një bashki do të shkoni ju në zgjedhje të parakohshme?

Jam në paqe me ju, ju dua shumë, jeni më të mirët

Si ishte të votojë në komunizëm?

A mund të ma hapni rrugën, nuk e keni kuptuar akoma se nuk i zihet rruga kujt është në të drejtë

(Kosova Sot Online)