Tragjike në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë

  • 30 June 2019 - 10:47
Tragjike në Itali, vdesin dy të rinj shqiptarë

Fat tragjik për dy të rinj shqiptarë në Itali. Ata janë përplasur për vdekje nga një automjet që drejtohej nga një vajzë 30-vjeçare.

Ka qenë ora 03:00 e mëngjesit të sotëm kur dy të rinj shqiptarë të identifikuar si Ergi S., 20 vjeç dhe Xhulio K., 21 vjeç sapo kishin dalë nga një diskotekë në zonën e Piaçenzas në Itali, kur janë aksidentuar nga një makinë “Renault Twingo”.

Për dy të rinjtë shqiptarë nuk ka pasur asnjë shpresë se mund të shpëtonin edhe pse ndërhyrja ka qenë e shpejtë nga ekipet e emergjencës.

Automjeti që shkaktoi aksidentin pas përplasjes ka përfunduar në një kanal. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti tragjik.

(Kosova Sot Online)