Gjigantët e BBC: Në Shqipëri bëhen votime, nuk ka zgjedhje

  • 30 June 2019 - 10:48
Gjigantët e BBC: Në Shqipëri bëhen votime, nuk ka zgjedhje

Mediat ndërkombëtare kanë kthyer vëmendjen nga Shqipëria në këtë 30 qershor.

Në një shkrim të gjigantit britanik të lajmeve BBC, thuhet se në Shqipëri sot po bëhen votime pasi nuk ka garë dhe alternativa zgjedhjeve.

Shqipëria sot po bën zgjedhje, si asnjëherë tjetër që prej vitit 1990, gjysmë shekulli nga rënia e  komunizmit.

Edi Rama ka bërë fushatë të vështirë për votimet lokale të së dielës - edhe pse kandidatët e tij socialistë nuk kanë asnjë rival përballë.

Opozita kryesore është duke bojkotuar këto votime, duke nxitur përkrahësit që të jenë të qetë.

Presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një dekret për të shtyrë votimet, por Rama e ka hedhur poshtë atë dhe ka filluar lëvizjet për të shkarkuar presidentin, të cilin më herët e ka pasur aleat.

Për muaj të tërë, opozita ka mbajtur protesta të mëdha duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Ata akuzojnë Ramën për mashtrimin dhe korrupsionin e mëparshëm elektoral - të cilin e mohon.

Çfarë po ndodh të dielën?

Votimi po ecën përpara, kritikët e quajnë atë thjesht votim, jo zgjedhje duke pasur parasysh mungesën e konkurrencës. Disa kryebashkiakë lokalë të opozitës kanë përdorur kompetencat e tyre për të ndaluar përdorimin e ndërtesave publike - siç janë shkollat ??- si vendvotime’, thuhet në shkrimin e botuar nga BBC.

Image

 

(Kosova Sot Online)