Aksident i rëndë në Mushtisht të Suharekës, lëndohen nëntë persona

  • 30 June 2019 - 11:27
Aksident i rëndë në Mushtisht të Suharekës, lëndohen nëntë persona

Nëntë persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti i djeshëm në Mushtisht të Suharekës, në mesine  tyre katër femra.

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave. Të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor ndërsa nuk raportohet për të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Mushtisht , Suharekë 29.06.2019-20:30 . Raportohet për një aksident trafiku ne mes të dy veturave me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit e veturave, katër femra dhe tre meshkuj K-Shqiptar. Te gjithë të lënduarit kane pranuar tretman mjekësor dhe me pas janë liruar në shtëpi.

Ndërkohë, në komukacion kanë humbur jetën dje edhe dy të rinj.

(Kosova Sot Online)