Ish presidenti Moisiu votoi, thirrje palëve politike

  • 30 June 2019 - 11:30
Ish presidenti Moisiu votoi, thirrje palëve politike

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu ka qenë një zë ndryshe sot jashtë qendrës së votimit ku hodhi edhe votën për kryetar bashkie. Moisiu i bëri thirrje palëve politike të reflektojnë ndërsa e quajti të gabuar vendimin e opozitës për të djegur mandatet dhe për të bojkotuar zgjedhjet. Moisiu ceku indirekt edhe dekretet e njëpasnjëshme të Metës duke sjellë në vëmendje edhe precedentin e vitit 2007 kur ai ishte president duke thënë se e shtyu datën e zgjedhjeve vetëm pasi i dha të drejtën Kodi Zgjedhor.

“Unë mendoj se këto zgjedhjet kanë një defekt për mospjesëmarrje të opozitës tradicionale se opozita tjetër ka edhe në zgjedhje edhe në kuvend. Për mua kjo ka qenë një fatkeqësi, nuk duhej të ndodhte, As nuk duheshin djegur mandatet dhe as nuk duheshin bojkotuar zgjedhjet. Ne çdo dy vjet kemi zgjedhjet. Isha dakord për 30 qershorin sepse moszbatimi i kësaj date do krijonte një precedent. unë uroj që kjo situatë të zgjidhjet sa më parë. Tashmë palët politike kanë një përgjegjësi shumë të madhe. Kam bindjen se më në fund,politikanët shqiptarë duhet të ecin përpara. Në 2007 unë nuk kisha të drejtë të vlerësoja dekretin e mëparshëm pa më dhënë këtë të drejtë Kodi Zgjedhor dhe vetëm pasi m’u dha kjo e drejtë nxora dekretin tjetër”, tha Moisiu.

(Kosova Sot Online)