Çfarë nuk u pa! Saimir Tahiri familjarisht në votime, nuk mungoi as pjesëtari më i vogël

  • 30 June 2019 - 12:03
Çfarë nuk u pa! Saimir Tahiri familjarisht në votime, nuk mungoi as pjesëtari më i vogël

Kjo është një foto që tregon momentin teksa ish-ministri dhe ish-kreu i PS për Tiranën Saimir Tahiri, shkon drejt qendrës së votimit.

Tahiri shoqërohej nga bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha dhe dy djemtë, Drini e Goliku i vogël.

Tahiri mban dorën hedhur në supin e djalit të madh ndërsa Fatlinda, kujdeset për Golikun.

Ish-ministri tha sot para mediave se ushtroi të drejtën kushtetuese për të votuar duke pohuar gjithashtu se do kishte dashur që kjo situatë politike mos ishte e tillë.

(Kosova Sot Online)