Çfarë zgjedhjesh po mbahen në Shqipëri? Ambasadori i BE-së: Nesër presim raportet

  • 30 qershor 2019 - 12:07
Çfarë zgjedhjesh po mbahen në Shqipëri? Ambasadori i BE-së: Nesër presim raportet

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ishte sot në një prej qendrave të votimit në Tiranë.

Për mediat, Soreca u shpreh se ishte prezent në Tiranë për të vëzhguar procesin e votimit.

“Jam këtu për të vëzhguar dhe ky është roli im. Nesër do të presim për raportet”,- u shpreh Soreca.

I pyetur nëse në të njëjtat kushte do të votonte në Itali, Soreca nuk ka preferuar që të përgjigjet.

(Kosova Sot Online)