Ambasadori britanik: Situata e pazakontë, për këto zgjedhje do vendosë Gjykata Kushtetuese

  • 30 June 2019 - 12:39
Ambasadori britanik: Situata e pazakontë, për këto zgjedhje do vendosë Gjykata Kushtetuese

Në kohën kur mazhoranca prej orës 7:00 i është drejtuar kutive të votimit për zgjedhjet vendore, opozita po proteston në mbarë vendin.

Presidenti Meta ka dekretuar datën 13 tetor për zgjedhje të tjera, ndërsa nga faktori ndërkombërtar ka pasur mendim pro dhe kundër.

Në lidhje me zgjedhjet e sotme ambasadori i Britanisë, Duncan Norman deklaron se i takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.

“Është situatë e pazakonshme, nuk ndodh shpesh. Do të ishte mirë që qytetarët të kishin disa mundësi zgjedhjeje. Është e pazakonshme, por i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë nëse është apo jo e ligjshme. Ne jemi këtu për të vëzhguar.

Realiteti është që çdo krizë përfundon me dialog, kështu zgjidhjen konfliktet dhe kemi bërë thirrje për të për një kohë të gjatë. Shpresojmë që situate sot t’i shërbejë kësaj gjëje”, tha Norman.

(Kosova Sot Online)