Arrestohet i riu, qëlloi me armë zjarri në ajër. Policia jep detajet

  • 30 June 2019 - 13:29
Arrestohet i riu, qëlloi me armë zjarri në ajër. Policia jep detajet

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, duke krijuar panik.

“Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.”, njofton policia.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë “TT”, që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme

 

Burrel Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel - Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë "TT", me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete. Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti të fshehur në frigorifer, armën e zjarrit Pistoletë "TT", që dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë Mat, për hetime të mëtejshme

Posted by Policia e Shtetit on Sunday, June 30, 2019

(Kosova Sot Online)