Ja kush e thotë: PDK nuk mund të lirohet nga njerëzit që e kontrollojnë shtetin

  • 30 June 2019 - 13:53
Ja kush e thotë: PDK nuk mund të lirohet nga njerëzit që e kontrollojnë shtetin

“PDK-ja vetë duhet t’i largoj këta njerëz, ata janë më shumë se sa përmenden, nuk është fjala për katër a pesë njerëz, por rrjetë njerëzish që punojnë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka shpërthyer me akuza të rënda, ku sipas tij janë 4-5 persona brenda PDK-së që e mbajnë peng partinë dhe të bllokuar krejt Kosovës, duke kontrolluar drejtësinë, biznesin, mediet dhe sferat tjera vitale të vendit tonë.

Image

E duke folu lidhur me këtë, analisti politik, Blerim Burjani thotë se nëse Lushtaku mendon seriozisht për atë që e thotë dhe nuk është pjesë e këtij klani, duhet t’i “prekë’ ata me dorë dhe emër e mbiemër dhe të njëjtit të largohen nga PDK.

“PDK-ja vetë duhet të i largoj këta njerëz, ata janë më shumë se sa përmenden, nuk është fjala për katër a pesë njerëz por rrjetë njerëzish që punojnë”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

E për tu pastruar PDK nga të tillët, sipas Burjanit, duhet t’i hapë dyert e partisë për organet e drejtësisë dhe jo ta kapin atë për t’i mbrojtur kriminelët.

“PDK duhet të bashkëpunojë me organet e rendit për të pastruar shtetin nga korrupsioni, nepotizmi, dhe pasurimi pa bazë, njerëz pa meritë të degraduar nëpër borde e ambasada. Pra është çështje e komplikuar kjo dhe askush nuk beson se PDK mund të lirohet nga këta njerëz të shumtë që kontrollojnë shtetin, punësimin, ekonominë e shtetin, arsimin, e çdo gjë, nuk ka shpresë fare për ndonjë zgjidhje”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Burjani, derisa PDK dhe as subjektet tjera politike nuk mundë të lirohen nga të tillët, Kosova ka nevojë për një rilindje të re politike.

“Kosova ka nevojë për një klasë të re politike, pra një gjeneratë më të re, e arsyet janë të shumta sepse kjo klasë e kalbur politik prej pasurimit pa bazë ka nevojë për një përgjigje të organeve të rendit dhe ligjit”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)