E zbulon analisti politik: Ja pse Kosova dështoi për dy dekada në drejtësi

  • 30 June 2019 - 20:01
E zbulon analisti politik: Ja pse Kosova dështoi për dy dekada në drejtësi

“Krimi e korrupsioni që nuk po luftohen, kjo është arsyeja pse shteti i Kosovës po vazhdon të shënjestrohet ende si oazë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit galopant, prandaj edhe zyrtarët e lartë ndërkombëtar, në çdo mesazh të tyre për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, kanë porosinë e zakonshme: Luftoni krimin dhe korrupsionin në vend”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe analistët politikë vazhdojnë ta shohin me shqetësim brishtësinë me të cilën po funksionojnë në vendin tonë institucionet e sundimit të ligjit, ngase Kosova në vazhdimësi po vazhdon të shënjestrohet si oazë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për çka zyrtarët e lartë ndërkombëtar vazhdimisht e theksojnë porosinë e zakonshme: Luftoni krimin dhe korrupsionin.

Image
Gani Qarri

Lidhur më ktë, analisti politik dhe njohësi i kësaj fushe, Gani Qari tha për “Kosova Sot Online” se qytetarët ndihen keq kur dëgjojnë këto mesazhe të miqve ndërkombëtar, sepse jemi shtet tash dy dekada dhe kjo tregon dështimin.

“Edhe pas dy dekadash në procesin e shtet ndërtimit, Kosova po ecën drejtë thellimit të krimit dhe korrupsionit të pareshtur nga politik bërësit vendor, të inkriminuar deri në fyt. Krimi e korrupsioni që nuk po luftohen, kjo është arsyeja pse shteti i Kosovës po vazhdon të shënjestrohet ende si oazë e krimit të organizuar dhe të korrupsionit galopant, prandaj edhe zyrtarët e lartë ndërkombëtar, në çdo mesazh të tyre për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë, kanë porosinë e zakonshme: Luftoni krimin dhe korrupsionin në vend. Ky është një mesazh jo I mirë sepse flet për imazhin akoma të keq që klasa politike I ka dhënë shtetit të Kosovës”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Qarrit, kjo gjendje është bërë brengosëse edhe për shtetet që e ndihmuan Kosovën në rrugëtimin e lirisë dhe vendosjes së themeleve të shtetit, sikur është shteti më i madh mik, SHBA-të që vazhdimisht tërheqin vërejtjen për këtë dukuri negative.

“Këtë mesazh e përcolli për të satën herë vet ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip Kosnett, në ceremoninë e diplomimit të Shkollës së Stafit dhe Komandës së Policisë, të cilëve ju ka deklaruar se korrupsioni është problemi më i madh aktual në institucionet e Kosovës, që policët e diplomuar të gjeneratës së re shpreson se do ta luftojnë me sukses”, tha Qarri për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)