E habitshme: Ky gazetar indonezian e ka emrin Tito Bosnia

  • 01 July 2019 - 08:52
E habitshme: Ky gazetar indonezian e ka emrin Tito Bosnia

Gazetari i CNBC-së ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve shoqërore nga Ballkani për arsyen e thjeshtë se quhet Tito Bosnia.

Gjykuar sipas profilit të tij në Linkedin, ky gazetar jeton e punon në Xhakartë, për CNBC Indonezia si reporter dhe raporton për ekonominë, ndërsa emrin e tij të pa rëndomte e ka vërejtur gazetarja sarajevase Arduana Pribinja, shkruajnë mediet e BeH-së.

Megjithatë, nuk është e njohur se si e ka marrë emrin, por, si duket prindërit e tij e kanë dashur mareshalin dhe Bosnën. 

RSFJ-ja e dikurshme e Indonezia kanë qenë anëtare të Lëvizjes së painkuadruarve, ndërsa kryetarët e tyre Josip Broz Tito dhe kryetari i parë i Indonezisë së pavarur Sukarni kanë qenë në marrëdhënie shumë të mira.

(Kosova Sot Online)