Atentat dy vëllezërve, vdes në spital 22 vjeçari. Policia jep detajet

  • 01 July 2019 - 09:42
Atentat dy vëllezërve, vdes në spital 22 vjeçari. Policia jep detajet

Policia jep informacionin e pare zyrtar pas atentatit te rende qe ndodhi gjate nates ne Elbasan, ku u qelluan dy vellezer dhe njeri nderroi jete.

Mesohet se viktimë e atentatit ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klevi Baho 22-vjeç.

Ndërkohë i plagosur ka mbetur vëllai i viktimës qe therritej Sander, 29 vjeç, qe sipas policise ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mesohet se dy vëllezërit po udhëtonin së bashku me një makinë tip “Audi” në aksin rrugor Peqin-Elbasan, kur persona ende te paidentifikuar i kane qelluar me arme. Viktima, thuhet se kishte vetem pak kohe që kishte dale nga burgu në Itali. 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 01.07.2019, rreth orës 00:45, në fshatin Murras, të Elbasanit, në rrethana ende të pa qarta janë plagosur shetasit K.B., dhe A.B..

Shtetasi K.B., 22 vjeç, ka ndërruar jetë në spital, ndërsa vëllai i tij shtetasi A.B., rreth 29 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ështe ngritur një grup i posacëm hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapje e autorëve.

(Kosova Sot Online)